Nuk ishte thjeshtë një ndeshje futbolli ajo e zhvilluar mbrëmë në Tiranë mes skuadrave gjigande të Europës, Romës dhe Fejenordit, por shumë më tepër.
Ndeshja e mbrëmshme e zhvilluar në “Air Albania Stadium” në Tiranë, ishte një rritje për ekonominë e Shqipërisë, ishte një “pushtim” ku të huajt erdhën si kurrë më parë brenda një ditë të vetme në Tiranën e bukur me diell, por mbi të gjitha edhe një imazh i fuqishëm për gjithë shtetin shqiptarë.
Titulli më i spikatur i të gjithë këtyre ditëve vjen nga media holandeze, “NRC.NL”: “Nga sot, Shqipëria është bërë pjesë e Europës”.
E gjitha kjo vjen falë fuqisë së futbollit dhe jo politikës. Ndeshja e mbrëmshme futbollistike midis Romës dhe Fejenordit u transmetua në 155 vënde të botës dhe për herë të parë Shqipëria ishte epiqendra edhe e shteteve më të fuqishme Europiane.