Finalja e sotme kundër Llapit e fundit për Ardian Cuculin me fanellën e Dritës!

Drita dhe Llapi sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të diksutojnë trofeun e  Kupës së Kosovës. Për Dritën kjo ndeshje është më e veçantë, pasi futbollistët e saj do të tentojnë të shkruajnë një histori më të re me sjelljen e Kupës në Gjilan, trofe, ky që kësaj skuadre i mungon plotë 21 vite, shkruan “infOSport.mk”.

Do të ishte kjo një super arritje për këtë skuadër, nëse arrijnë të bëjnë një gjë të tillë, e për më tepër për trajnerin shkupjan Ardian Nuhiun dhe mbrojtësin kërçovarë, Ardian Cuculi, të cilët pas titullit kampion të fituar vitin e kaluar, këtë edicion do shtonin në CV-në e tyre edhe trofeun e Kupës, e që me shumë entuziazëm pritet nga tifozët “intelektualët”.

E kur jemi tek dyshja nga Maqedonia që janë pjesë e Dritës, nëse trajneri Ardian Nuhiu javë më parë e vazhdoi kontratën me skuadrën gjilanase edhe për 3 vite të tjera, informacione të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se për mbrojtësin Cuculi, ndeshja e sotme kundër Llapit mund të jetë e fundit me fanellën e Dritës.

Janë këto vetëm zëra, por që mbetet të vërtetohen ditëve në vijim nga drejtuesit e skuadrës gjilanase, që po përgatitet për sezonin e ri në garat europiane, e ku tashmë kanë bërë goditjen e parë në merkato, duke sjellë futbollistin e Ballkanit, Belndi Baftiu. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply