Tirana me fat për Romën dhe Murinjon, mundin Fejenordin dhe fitojnë Ligën e Konferencës

Tirana doli të jetë me fat për Hoze Murinjon dhe Romën, skuadër kjo që mundi Fejenordin holandez në finalen e madhe të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.

“Ujkeshës romake” i mjaftoi një gol i Zaniolos, i shënuar në minutën e 32-të për të fituar trofeun e parë të kompeticionit më të ri të UEFA-s, i cili u zhvillua sonte në kryeqendrën shqiptare të Tiranës.

Për Romën është ky trofeu i parë europian, pas atij në vitin 1961, kur skuadra nga kryeqendra italiane kishte triufmuar në kuadër të Kupës së Kupave, kompeticion ky që nuk ekziston më. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply