Nesër mbrëma Tirana do të mirëpret finalen e parë të Ligës së Konferencës, në të cilën do të përballen Roma dhe Fejenordi.
Ndeshja në fjalë do të startojë nga ora 21:00, ndërsa e njëjta shënon pa dyshim një moment historik për futbollin shqiptar, pasi për herë parë në shtetin shqiptarë organizohet një event i tillë.
Nga ky organizim me siguri se do përfitojnë edhe shqiptarët, mirëpo kur është në pyetje shuma që do marrë fituesi i këtij kompeticioni, ajo kap shifrën e 5 milion eurove.
Vetëm 3 milion euro për ekipin nënkampion, ndërkohë vlen të theksohet se të dyja skuadrat në fjalë kanë marrë pagesa për çdo raund të kaluar dhe ndeshje të fituar në fazën e grupeve, që variojnë nga 150 mijë euro deri në 2 milionë euro që ka qenë shifra që përfituan në takimet e gjysmëfinaleve.
Përveç shumë në të holla, skuadra kampione e Ligës së Konferencës, do të garantojë edhe kualifikimin në Liga Europa për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, vlen të theksohet se të dyja këto skuadra tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në Liga Europa përmes kampionateve të tyre, Roma e mbylli sezonin në pozitën e 6-të në Serie A, derisa Fejenordi në “Eredivisie”, pasi u rendit në vend të tretë.