Pas më shumë se dy dekadave, Drita me Ardian Nuhiun në krye do të ketë mundësi të fitojë Kupën e Kosovës

Kanë kaluar pak më shumë se dy dekada kur Drita e Gjilanit për herë të fundit kishte ngritur lartë trofeun e Kupës së Kosovës.

Ishte sezoni 2000/2001, kur Drita po festonte, pasi në finalen e madhe kishte mundur rivalin lokal, Gjilanin, edhe atë pas një drame në ekzektuimin e penalltive.

Pjesë e Dritëts atë kohë ishin edhe tre futbollistët nga Maqedonia, Muamer Saliu, Hixhet Jusufi dhe portieri Xhemail Zeqiri.

Kjo treshe i solli atëherë fat skuadrës së Dritës, ndërsa mbetet të shihet nëse treshja aktuale Ardian Nuhiu, Ardian Cuculi dhe Marko Simonovski do i sjellin fat skuadrës gjilanase përballë Llapit të Tahir Batatinës.

Llapjanët janë fituesit e fundit të Kupës së Kosovës duke mposhtur Dukagjinin me anë të penalltive sezonën e kaluar në Fadil Vokrri, ndërsa në po të njëjtin stadium do të zhvillohet edhe finalja e sezonit 2021/2022.

Ndeshja finale e këtij edicioni midis Dritës dhe Llapit, në program është të enjten (26 maj) me fillim në ora 20:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply