Një ndër kapitenët e FC Shkupit, Fatih Ismaili, sezonin e ri do të bëhet me skuadër të re. Ai edhe përfundimisht ka mbyllur gjithçka me skuadrën e tij të zemrës, me të cilën së fundmi u shpall edhe kampion, duke ngritur lartë Kupën dhe duke plotësuar ëndërrën e fëmijërisë së tij, shkruan “infOSport.mk”.
Ismaili ishte pjesë e “bardhebluve” nga Çairi që nga hapat e parë, ndërsa ekipit të parë të FC Shkupit iu bashkëngjit fillimin e vitit 2017-të.
Ai sezonin e fundit me skuadrën shkupjane regjistroi 13 paraqitje kampionale, duke shënuar dy gola, ndërsa gjithashtu luajti edhe në dy ndeshje të Ligës së Konferencës. Ndryshe 24-vjeçari me FC Shkupin numëron 83 ndeshje, 77 prej të cilëve në Ligën e Parë.
Mbetet të shihet se cili mund të jetë destinacioni i tij i rradhës, ku përveç skuadrave të interesuara nga Maqedonia, për të siç mëson “infOSport.mk”, interesohen edhe skuadra nga Kosova dhe Shqipëria. (infOSport.mk)