Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, i cili ka mbërritur në Tiranë për finalen e “Ligës së Konferencës”, ka vlerësuar Shqipërinë për organizimin perfekt të këtij eventi historik për Shqipërinë.
Qeveria e Futbollit Europian ka postuar një deklarat të shkurtër të sllovenit, i cili fokusoet te progresi i Shqipërisë në futboll dhe te investimi fantastik i FSHF-së (ndihmuar nga UEFA) në bashkëpunim me qeverinë për ndërtimin e impiantit modern “Air Albania”.
“Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në drejtim të zhvillimit të futbollit. Tashmë të rinjtë nga i gjithë vendi mund të ëndërrojnë një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë stadium madhështor” – është shprehur Çeferin, i cili sot në Tiranë arriti bashkë me legjendën e futbollit kroat, Zvonimir Boban.
Kujtojmë nesër mbrëma me fillim në ora 21:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë do të zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës, ajo midis Romës dhe Fejenordit.