Zhires publikon listën e Kosovës për ndeshjet e qershorit

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alen Zhires e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për katër ndeshjet e muajit qershor në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës bënë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë “Dardanët” do ta zhvillojnë si mysafirë në Larnaka kundër Qipros, më 2 qershor me fillim në ora 18:00.

Pasojnë dy ndeshje si vendas për Kosovën, edhe atë fillimisht me Greqinë me datë 5 qershor dhe më pas kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor.

Që të dyja këto ndeshje Kosova do ti zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa ndeshjen e fundit do ta zhvillojë kundër Greqië në transfertë me datë 12 qershor.

Ndryshe grumbullimi i përfaqësueses së Kosovës për këto ndeshje fillon më 27 maj, një ditë pas zhvillimit të finales së Kupës, ku mejdanin po në “Fadil Vokrri” të Prishtinës do të ndajnë, Llapi dhe Drita e Ardian Nuhiut.

Më poshtë keni edhe listën e plotë prej 24 futbollistëve të ftuar për ndeshjet e qershorit të përfaqësueses së Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Leave a Reply