Tirana më 25 maj do të jetë nikoqir i finales së parë europiane, atë të Ligës së Konferencës, në të cilën do të përballen Roma dhe Fejenordi. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet me fillim në ora 21:00 në “Air Albania”, duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për historinë e futbollit shqiptar, pasi për herë të parë në Shqipëri po luhet një finale europiane.
Me këtë rast UEFA, ka zgjedhur t’ja prezantojë botës në mënyrën më të bukur kryeqytetin shqiptarë.
Në një video 30-sekondëshe të bërë publike në rrjetet sociale shfaqen disa nga pikat identifikuese të Tiranës, si Sheshi “Skënderbej”, “Pazari i Ri”, “Zogu i Zi”… për ta mbyllur në fund me një prezantim në detaje të stadiumit “Air Albania” dhe të trofeut për të cilin do të “luftojnë” Roma dhe Fejnordi.
Krahas kësaj videoje në postimin e UEFA Europa Conference Leagua, shkruhet: “Mirë se vini në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Duart lart nëse do të jeni në finalen e #UECL.”
☀️ Welcome to Tirana, the capital of Albania 👋
Hands up if you'll be at the #UECLfinal 🙋 pic.twitter.com/zq0QiGfAeE
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) May 23, 2022