KF Gostivari mbetet pa kapitenin Skenderi

Lavdrim Skenderi i ka dhënë fund aventurës së tij me KF Gostivarin, skuadër kjo që ditëve të kaluara u tregua shumë aktive në merkato, duke vazhduar kontratat me një numër të madh futbollistësh, ndërsa gjithashtu arriti që të sjellë edhe një freski në repartin e sulmit, duke prezantuar sulmuesin e talentuar dibran, 19-vjeçarin, Ujkan Muça.

Megjithatë, siç mëson “infOSport.mk”, sot nga tabori i skuadrës së Gostivarit është larguar kapiteni, Lavdrim Skenderi.


KF Gostivari pas shumë rinovimeve, bënë edhe goditjen e parë në merkato


“Po, e vërtetë është që kam përfunduar kontratën me Gostivarin. Neve u ulëm bashkë në tavolinën e bisedimeve, mirëpo pasi nuk arritëm gjuhën e përbashkët për vazhdimin e kontratës, vendosëm të ndërprejmë bashkëpunimin” – u shpreh Lavdrim Skenderi, i cili pjesë e Gostivarit ishte tashmë një vit e gjysmë.

Ai sezonin e fundit me fanellën e kësaj skuadre në Ligën e Dytë – Perëndim, regjistroi 6 gola dhe 6 asistime, duke ndihmuar Gostivarin që sezonin e rregullt ta mbyll në pozitën e katërt. (infOSport.mk)

Leave a Reply