Milani shpallet kampion pas 11 vitesh! Barazohet me Interin (VIDEO)

Skuadra e Milanit është kampioni i ri i Italisë në futboll! Pas 11 viteve pritje, skuadra “kuqezi” nga Milano fitoi titullin e 19-të në histori, duke u barazuar me Interin, kur janë në pyetje titujt.

“Rossonerët” sot në transfertë mundën Sassuolon me rezultatin 3:0, duke e mbyllur sezonin në pozitën e parë me 86 pikë, dy më shumë se Interi, skuadër kjo që po me të njëjtin rezultat mundi Sampdorian në “Xhuzepe Meaca”.

Milani zhvilloi një pjesë të parë fantastike, duke shënuar që të tre golat, me autorë Olivie Zhiru dhe një goli tjetër të shënuar nga Frank Kessie, për të cilin me shumë gjasa ishte kjo ndeshja e tij e fundit me fanellën “kuqezi”.

Për dallim nga Milani, skuadra e Interit fitoren ndaj Sampdorias e siguroi vetëm në pjesën e dytë, edhe atë në një interval kohor prej vetëm 8 minutash.

Kroati Perishiç realizoi i pari (49’), për të dalë në skenë më pas Korea me dy gola të shënuar (55’57’).

Përveç Milanit dhe Interit, një vend për në Ligën e Kampionëve siguruan edhe Napoli dhe Juventusi, dy skuadrat nga kryeqendra italiane, Lacio dhe Roma do të prezantojnë Italinë në Liga Europa, ndërkohë Fiorentina do të luaj në Ligën e Konferencës.

Sa i përket rënies nga Serie A, për momentin të sigurta në Serie B janë Xhenoa dhe Venecia, ndërsa skuadra e tretë do të mësohet vetëm pas zhvillimit të dy ndeshjeve të fundit, e ku për të mbijetuar do të luftojnë Salernitana dhe Kaljari.

Këta të fundit do të luajnë në transfertë ndaj vendit të fundit, Venecia, ndërkohë Salernitana në terren vendas do të mirëpret Udinezen.

Që të dyja ndeshjet startojnë në ora 21:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply