Sot mbyll siparin “Serie A” për sezonin 2021/2022, ndërsa pikërisht java e fundit do të jap edhe kampionin e ri.
Gjithçka do të diskutohet mes dy skuadrave nga Milano, Milanit dhe Interit.
“Kuqezinjtë” e Piolit do të jenë mysafir të Sasuolos, ndërkohë “zikaltërit” e Simone Inzaghit do të mirëpresin Sampdorian në “Xhuzepe Meaca”.
Që të dyja ndeshjet do të zhvillohen në të njëjtin orar, në orën 18:00.
Milanit i duhet vetëm një pikë për t’u shpallur automatikisht kampion, pavarësisht nëse fiton, apo jo Interi. Kështu, “kuqezinjtë” do të ishin të kënaqur edhe me një barazim sot, ndërsa Interi do të kërkojë patjetër fitoren, për të shpresuar te një surprizë e madhe nga Sasuolo.
Gjithçka mbetet e hapur deri në vërshëllimën e fundit.