Paulo Dybala ditë më parë i dha fund aventurës me Juventusin, ndërsa kjo ka bërë që për shërbimet e tij të vihen shumë klube, që dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e sulmuesit argjentinas.
Premierliga angleze është një nga kampionatet që disa klube janë vënë në ndjekje të sulmuesit, teksa bëhet fjalë për Totenhamin, Arsenalin, Mançester Junajtedin dhe Njukasëll Junajtedin.
“Topçinjtë” e drejtuar nga Mikel Arteta kanë bërë një hap para për Dybalan, teksa drejtuesit kanë kontaktuar edhe përfaqësuesit e sulmuesit për të mësuar mbi kërkesat që ka lojtari.