Sot finalja e Kupës, kush do jetë udhëtuesi i fundit në Europë, Makedonija GJ.P apo Sileksi?

Sot me ndeshjen finale të Kupës midis Makedonija Gj.P dhe Sileksit, edhe përfundimisht do të mësojmë udhëtuesin e fundit për në garat europiane, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Sileksit mbron trofeun e këtij kompeticioni, pasi edicionin e kaluar mundi Akademia Pandevin përmes ruletit të penaltive. Njëherit kjo skuadër bëhet e para që si pjesë e Ligës së Dytë arrinë deri në finale, aty ku përballë këtë herë do të ketë Makedonija GJ.P e Muharem Bajramit.

Ky i fundit ringjalli skuadrën shkupjane, duke e dërguar deri në finale, ndërsa gjithashtu në kampionat arriti që të renditet në pozitën e katërt.

Bajrami e ka fituar Kupën, mirpëo vetëm si futbollistë, ndërsa në anën tjetër homologu i tij, Gorazd Mihajllov, tashmë e ka përjetuar ndjenjën e fituesit edhe si strateg, edhe atë me Teteksin në vitin 2013-të, kur përmes ruletit të penaltive kishte mundur Shkëndijën e Tetovës.

Kujtojmë edhe Makedonija GJ.P për herë të fundit që kishte fituar Kupën, kishte mundur Shkëndijën e Tetovës, edhe atë në vitin 2006.

Për Sileksin do të jetë kjo finalja e 5-të, ndërkohë për Makedonija GJ.P, githsej e katërta. Për dallim nga skuadra shkupjane që vetëm njëherë e ka fituar këtë trofe, Sileksi një gjë të tillë ka bërë plotë tre herë.

Ndeshja e sotme finale midis Sileksit dhe Makedonija GJ.P, starton në ora 18:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply