Makedonija GJP është fituesja e Kupës së Maqedonisë për sezonin 2021/2022, duke mundur në finalen e madhe Sileksin nga Kratova, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja e zhvilluar në arenën “Todor Proeski” doli të jetë një ndeshje e fortë dhe jo me aq shumë raste për gol, ndërsa në saje të një loje të tillë, e njëjta pas 90 minutave lojë u mbyll me barazim pa gola.
Gola nuk pati edhe në kohën shtesë prej 30 minutave, ashtu që fituesin duheshe ta vendosin penaltitë. Aty më me fat dhe njëherit më të saktë u treguan futbollistët e Makedonija GJ.P, që në fund triumfuan me rezultatin 4:3.
Më meritorët për këtë, pa dyshim se ishin portieri Stevkovski që ndali dy penalti të futbollistëve kundërshtarë, ndërsa golin vendimtarë për Makedonija Gj.P, e realizoi lideri i kësaj skuadre, mesfushori shqiptarë, Sefer Emini.
Për Eminin ishte ky trofeu i parë në karrierën e tij, ndërsa i dyti për skuadrën e Makedonija Gj.P pas atij në vitin 2006, kur po në të njëjin stadium kishin mundur Shkëndijën e Tetovës. (infOSport.mk)