Makedonija Gj.P është skuadra e tretë që do përfaqësojë vendin tonë në garat europiane të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”. Në këtë mënyrë skuadra e strategut shqiptarë, Muharem Bajramit, iu bashkohet skuadrave të Akademia Pandevit dhe Shkëndijës, që gjithashtu do na prezantojnë në këtë kompeticion, ndërkohë FC Shkupi si kampion do të luaj në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.
Paqartësitë e vetme kanë mbetur dy skuadrat e fundit që do sigurojnë një vend për në Ligën e Parë, teksa një gjë të tillë do të mësojmë të dielën (22 maj), kur në program janë ndeshjet e balotazhit, midis Tikveshit dhe Voska Sport, gjegjësisht Skopjes dhe Bellasicës së Jahi Bushit dhe Hamza Ramanit.
Që të dyja këto ndeshje të dielën startojnë nga ora 17:00, teksa ekipet fituese do garojnë në Ligën e Parë gjatë edicionit 2022/2023.
Ndryshe sa i përket Makedonija GJ.P dhe kualifikimit të saj në Ligën e Konferencës, një gjë të tillë skuadra shkupjane e arriti, pasi sonte në arenën “Todor Proeski” triumfoi në finalen e Kupës së Maqedonisë, duke mundur Sileksin pas ruletit të penaltive, me rezultatin 4:3. (infOSport.mk)