Bianor Neto, i cili edicionin e kaluar nga rradhët e FC Shkupit u transferua te skuadra e Llapit, ka rinovuar kontratën me skuadrën nga Podujeva edhe për një vit tjetër, përcjellë “infOSport.mk”.
Braziliani 27 vjeçar është përshtatur jashtëzakonisht mirë në ambientin “bardhekaltër”, duke treguar paraqitje tejet të mira.
Ai edhe pse luan rolin e qendërmbrojtësit, në 30 ndeshje të zhvilluara bëri 6 gola, duke bindur drejtuesit e Llapit për t’ia vazhduar kontratën.
Neto është një emër i përfolur kohëve të fundit por që i mbyll të gjitha zërat e largimit të mundshëm duke rinovuar kontratën edhe për një vit me ekipin nga Superliga e Kosovës, që edhe këtë vit do të luaj në garat europiane.
Kujtojmë edicionin e kaluar kjo skuadër në kuadër të Ligës së Konferencës u përballë me FC Shkupin.