Ermedin Adem: Mukin e kam shok, vëlla….

Ermedin Adem ka fituar trofeun e parë në karrierë, ndërsa i njëjti pati nderin që si kapiten i Makedonija GJ.P, bashkë me Bobi Bozhinovskin të ngrejnë lartë trofeun e Kupës, njofton “infOSport.mk”.

Ishte ky suksesi më i madh i Adem në karrierë, i cili në të kaluarën kishte luajtur bashkë me trajnerin e tij aktual, Muharem Bajrami te skuadra e FC Shkupit.

Pas përfundimit të ndeshjes ai tha fjalë të mëdha për trajnerin e tij, të cilit i dëshiron suksese edhe më të mëdha në karrierën e tij që sa po ka filluar.

“Për Mukin…Çfarë të them për Mukin…Muharem Bajrami është një shok i madh, atë e kam si vëlla. Me të kemi luajtur si futbollistë, ndërsa tash jemi në role të ndryshme, unë lojtar, e ai trajner. Ai është një profesionist i madh, e kam patjetër vetëm ta dëgjoj. Shpresoj të ketë suksese edhe më të mëdha në karrierë” – tha Ermedin Adem pas përfundimit të ndeshjes në arenën “Todor Proeski”, ku me Makedonija GJ.P e tij mundën Sileksin në finalen e madhe të Kupës, edhe atë vetëm pas ruletit të penaltive.

Me këtë trumf, Makedonija GJ.P siguroi një vend për në garat europiane të Ligës së Konferencës, aty ku vendin tonë do e prezantojnë edhe Akademia Pandev dhe Shkëndija. (infOSport.mk)

Leave a Reply