Sonte nuk po feston vetëm qyteti i Frankfurtit, por po feston e gjithë Gjermania, pasi edicionin e ardhshëm nga ky kampionat në Ligën më Prestigjioze Europiane do të luajnë ploë 5 ekipe, njofton “infOSport.mk”.
Një gjë e tillë u mësua sonte, pasi Ajntrahti i Frankfurtit arriti që të triumfoi në Liga Europa, duke mundur në finalen e madhe skocezët e Gllazgoi Renxhers.
Finalja e zhvilluarë në “Ramon Sançez Pizhuan” në Seviljë, në kohën e rregullt dhe pas 120 minutave lojë u mbyll me shifra të barabarta 1:1, ashtu që përmes penaltive ekipi gjerman triumfoi me rezultatin 5:4.
Kësisoj Ajntrahti edicionin e ri do të luaj në Ligën më prestigjioze europiane, së bashku edhe me Bajernin e Munihut, Borusinë e Dortmundit, Bajer Leverkusenin dhe Lajpcigun. (infOSport.mk)