Porto këtë vit festoi titullin e 30-të kampion, mirëpo festa e madhe kaloi nën hijen e një tragjedie të madhe që ndodhi mes tifozëve të kësaj skuadre.
Në këtë festë në mënyrë brutale u rrah tifozi 26-vjeçar, i cili menjëherë edhe kishte ndërruar jetë. E dashura e tij që kishte qenë prezente gjithashtu në këtë festë, ndodhet në gjendje kritike pas skenave që ka parë me sytë e saj.
Porto e mundi Benfikën me rezultatin minimal 1:0 dhe fitoi titullin në Portugali, ndërsa në festën e madhe të skuadrës nga Dragao, ishte edhe Igor Silva, djaloshi i cili humbi jetën tragjikisht.
Silva që në Lisbon ishte konliktuar me një tjetër tifoz të Portos, ndërsa konflikti kishte vazhduar edhe në qytetin e tyre, ku kishte përfunduar me vdekjen e tij.
Ndërkohë nëpër rrjetet sociale është paraqitutur videoja nga ky incident i kobshëm, që përfundoi në mënyrën më të rëndë.
08.05.2022🇵🇹 26 year old Porto fan stabbed to death while celebrating FC Porto's championship near the stadium (fight between members of Super Dragões) https://t.co/Fjy3xrlEmQ#porto #superdragoes #stabbed #fcporto #killed pic.twitter.com/8h8aQFLjdb
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) May 17, 2022