Qeveria Shqiptare ka vendosur që dita e 25 majit,(e mërkurë) të jetë pushim për të gjitha institucionet publike në Tiranë, kjo për shkak se kryeqendra shqiptare do të mirëpret finalen e Ligës së Lonferencës, që do të luhet në këtë datë në “Air Albania” mes Romës dhe Fejenordit të Roterdamit.
Në këtë ditë gjithashtu do të paralizohet qarkullimi i automjeteve në rrugët e kryeqytetit. Ministria e Brendshme, e drejtuar nga Bledi Çuci, ka publikuar edhe planin e masave për këtë ngjarje të shënuar në Tiranë.
“Më 25 maj, shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet publike për qarkun e Tiranës. Kjo masë merret për organizimin në mënyrë sa më shembullore të finales së Conference League. Do të jetë një ditë pa makina, përveç urgjencave. Të gjitha akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen deri në orën 18:00 pasdite”.