Caktohen arbitrët e ndeshjes finale dhe të ndeshjeve të balotazhit

Komisioni i garave pranë FFM-së ka caktuar arbitrët për ndeshjen finale të Kupës së Maqedonisë, si dhe për dy ndeshjet e balotazhit, që do të vendosin se cilat dy skuadra do të luajnë edicionin e ardhshëm në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”.

Finalen e 20 majit në arenën “Todor Proeski”, e ku mejdanin  do të ndajnë Makedonija GJ.P dhe Sileksi, do ta drejtojë Aleksandar Grujoski nga Kërçovas, së bashkuë me bashkëqytetarët e tij, Kushtrim Lika dhe Zoran Jankullovski, ndërkohë arbitër i katërt do të jetë Marjan Eckoski nga Ohri.

Aleksandar Stavrev, një ndër arbitrët më të mirë në vend, është caktuar për ndeshjen e balotazhit midis Tikveshit dhe Voska Sport, që do të luhet të dielën (22 maj) në Strumicë, ndërsa Stojançe Trpçevski nga Kavadari do të ndajë drejtësinë në ndeshjen tjetër të balotazhit midis Skopjes dhe Bellasicës, që gjithashtu do të zhvillohet të dielën që vjen, në stadiumin e qytetit në Shtip. (infOSport.mk)

Leave a Reply