Saimir Fetai i jep fund karrierës futbollistike, te Renova tashmë me një rol të ri

Saimir Fetai në moshën 33-vjeçare ka vendosur ti jep fund karrierës së tij futbollistike, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë futbollisti i Renovës e kishte vendosur që 6 muaj më herët, pasi dëshira e tij ishte që të punoj si asistent trajner i Qatos pikërisht te skuadra e tij e zemrës, Renova, të cilës i ka qëndruar besnik që nga themelimi (2003) e deri më sot.

Futbollistë të tillë me një dashuri të tillë, gjinden rrallë, ndërsa derisa po shkruajmë këtë tekst, Saimiri, i cili gjithashtu ka luajtur si qendër mbrojtës, por edhe mbrojtës krahu, na kujton legjendën e Milanit, Paolo Maldini, i cili aktualisht luan rolin e drejtorit te skuadra “kuqezi”, edhe atë me shumë sukses.

Një sukses të tillë i dëshirojmë edhe Saimirit, i cili për dallim nga Maledini, ka zgjedhur profesionin e trajnerit, një profesion këtë të cilin e dashuron me zemër.


Osmani dhe Livoreka vazhdojnë bashkëpunimin me Renovën


“Pikërisht dashuria ndaj këtij profesioni bënë që unë ti them lamtumirë futbollit aktiv. Një vendim të tillë e kisha marrë që më parë, mund të them 6 muaj ka që e mendoj këtë dhe sot erdhi momenti që ti varrë në gozhdë atletet e futbollistit aktiv, për t’iu përkushtuar profesionit të trajnerit” – u shpreh fillimit Saimiri Fetai, i cili na njoftoi se nga java e tjetër në Dojran do të filloj të ndjek edhe kursin për UEFA C liçencë.

“Aktualisht jam duke ndjekur kurse online, ndërsa nga java tjetër do jem në Dojran për të ndjekut kursin për UEFA C liçencë. D.m.th tash e tutje gjithë energjinë do e fokusojë në këtë drejtim, për më tepër kur më është dhënë besimi që të jem asistent i një emri të madh si Qatipi Osmani, me të cilin kam punuar më së shumti. Plotë 7 vite ai ka qenë trajneri im, ndërsa fati e deshi që tanimë të jem asistent i tij, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Shfrytëzoj rastin që të falënderojë edhe drejtuesit e Renovës për besimin që kishin ndaj meje, por edhe për gjihë këto vite të kaluara së bashku, ku kemi arritur rezultate objektivisht shumë të mira, duke mos harruar këtu edhe dy titujt, atë të kampionit dhe të Kupës gjatë kësaj periudhe që isha unë si futbollistë. Do të jetë kjo një sfidë e re për mua, e dimë që çdo fillim ka vështirësitë e veta, por ju premtoj gjithë atyre se do të punoj maksimalisht për të ndihmuar Renovën që të ec sa më lartë” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Saimir Fetai, i cili me Renovën numëron rreth 250 ndeshje, ku 215 prej tyre i ka zhvilluar në Ligën e Parë, ku ka regjistruar edhe 3 gola dhe  4 asistime. (infOSport.mk)

Leave a Reply