Fundjavën që lamë pas uli siparin sezoni i rregullt në futbollin vendor, Liga e Parë dhe Liga e Dytë, njofton “infOSport.mk”. FC Shkupi siç dihej që më herët u shpall kampion në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, ndërkohë rikthimin në Ligën e Parë e siguruan dy skuadrat ish kampione, Pobeda dhe Sileksi.
Pikërisht nga FC Shkupi dhe Pobeda vijnë edhe goleadorët e sezonit në Ligën e Parë dhe në Ligën e Dytë – Lindje, ndërsa në atë të Perëndimit, golashënues më i mirë u shpall, Izair Emini, futbollisti i Voska Sport, që me skuadrën e tij me 22 maj do të luajnë në ndeshjen e balotazhit, përmes së cilës do të shpresojnë një vend për në Ligën e Parë.
E kur jemi te Liga e Parë, vlen të përmendet se Sandej Adentunxhi i FC Shkupit me 20 gola u shpall golashënuesi më i mirë që në sezonin e tij debutues në futbollin tonë vendor, duke lënë pas vetes sulmuesin e Akademia Pandev, Martin Mirçevski, i cili me 16 golat e shënuar që në stinorin vjeshtorë, u ndal në pozitën e dytë, para sulmuesit të Renovës, Remzifaik Selmani, që sezonin 2021/2022 e mbylli me 15 gola. Në TOP5 bëjnë pjesë edhe Ermedin Adem i Makedonija GJ.P me 11 gola dhe Sidrit Guri Shkëndijës me 10 gola.
LPFMV – Sezoni 2021/2022 |
||||||||||||||||||||||||
TOP5 goleadorët |
||||||||||||||||||||||||
|
Izair Emini me transferimin te Voska Sport bëri hapin e duhur në karrierën e tij. Ai pasi pauzoi për një vit, besoi fuqishëm në projektin e drejtuesve të Voska Sport, skuadër kjo që si debutuese në Ligën e Dytë – Perëndim, në fund arriti që të shpallet nënkampione, duke lënë pas vetes edhe një emër shumë të madh në futbollin vendor, Vardarin.
Meritat më të mëdha për këtë sukses të skuadrës shqiptare nga Ohri shkojnë pikërisht për Izair Eminin, i cili doli të jetë një lider absolut i Voska Sport gjatë gjithë sezonit, edhe pse një lëndim la jashtë fushave të futbollit pikërisht në disa nga ndeshjet vendimtare.
Emini zhvilloi 22 ndeshje me Voska Sportin, duke realizuar 15 gola, ndërsa pas tij me 13 gola u rendit Filip Petkovski i Vardarit.
Gjorgji Tanushev u rendit në vendin e tretë në listën e golashënuesve me 11 gola, ndërsa TOP5 mbyllet me Antonio Kalanoskin e Sileksit me 10 gola dhe Damjan Masevskin e Teteksit me 9 gola.
LDFMV – Perëndim, Sezoni 2021/2022 |
||||||||||||||||||||||||
TOP5 goleadorët |
||||||||||||||||||||||||
|
Ndërkohë sa i përket golashënuesve më të mirë në Ligën e Dytë – Lindje, aty më i spikaturi doli të jetë Bojan Spirkoski i skuadrës kampione të Pobedës, i cili sezonin 2021/2022 e mbylli me 20 gola të realizuar.
Pas tij vjen sulmuesi i Osogovës, Toshe Manov me 17 gola, Aleksandar Kocev i Bellasicës me 12 gola u rendit në pozitën e tretë, ndërkohë TOP5-shi mbyllet me Zoran ANDONOV të Kit Go, i cili arriti në kuotën e 10 golave dhe Ivan Mitrov të Slloga Vinicës, që kishte realizuar 9 gola.
Kujtojmë Bellasica e Jahi Bushit dhe Hamza Rahmanit doli të jetë e dyta në renditje në Ligën e Dytë – Lindje, ashtu që kjo skuadër me 22 maj përmes balotazhit do të kërkoj inkuadrimin në mesin e më të mirëve në futbollin vendor. (infOSport.mk)
LDFMV – Lindje, Sezoni 2021/2022 |
||||||||||||||||||||||||
TOP5 goleadorët |
||||||||||||||||||||||||
|