Strategu shkupjan, Zekirja Ramadani, i cili numëron 3 tituj kampion me 3 skuadra të ndryshme në futbollin elitar të Kosovës, mund të rikthehet sërish të punoj atje. Informacione të “infOSport.mk” bëjnë me dije se drejtuesit e Gjilanit e kanë kontaktuar Ramadanin, i cili aktualisht kryen detyrën e trajnerit te Egnatia në Superligën shqiptare.
Ramadani me Egnatian e tij do të duhet të konfirmojë mbijetesën në elitën e futbollit shqiptarë përmes ndeshjes së balotazhit, pasi në sezonin e rregullt nuk arriti të bëjë një gjë të tillë.
Ramadani drejtimin e Egnatias e morri javën e parë të muajit dhjetor të vitit të kaluar, dhe të njëjtën deri më tani e ka udhëhequr në 25 ndeshje, ku ka regjistruar 6 fitore, 6 barazime dhe 13 disfata.
Kujtojmë Ramadani në Kosovës fillimisht ishte shpallur kampion me Trepça ’89 (2017), pastaj me Feronikelin (2019) dhe së fundmi me Prishtinën (2021).
Pra çdo dy vite tituj kampion me ekipe të ndryshme në Kosovë, ndërsa nuk i dihet nëse Ramadani mund ta përsëris një gjë të tillë sërish, këtë herë me Gjilanin. (infOSport.mk)