Shkupi e mbylli me sukses sezonin në elitën e futbollit vendor, duke fituar titullin e kampionit pas 21 viteve pritje. Fundjava kaloi me festë në Çair, pasi në xhiron e fundit ndaj Akademia Pandevit bardheblutë pranuan trofeun.
Shkupin në vijim e presin ndeshjet eliminatore të Ligës së kampionëve, ndërsa para saj drejtuesit ngq Çairi do të duhet të kompletojnë ekipin për Europë, pasi do të ketë futbollistë që do të lagohen dhe tjerë që do të vijnë.
Deri më tani nga tabori bardheblu me shumë gjasa do të largohet kapiteni Fatih Ismaili, ndërsa edhe dy futbollistëve tjerë si Ardit Iljazi dhe portieri Artan Iljazi ju përfundon kontrata me Shkupin.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, Arditi te Shkupi erdhi në vitin 2019 dhe kontratë valide ka deri në qershor të këtij viti.
Situatë e njejtë edhe me portieri hero që priti penalltinë e Dorievit në derbin me Shkëndijën, me Artan Iljazin që në Çair zbarkoi 2 vite më parë dhe kontrata i përfundon në muajin e ardhshëm.
Pritet të shihet se çfarë do të ndodh me dy futbollistët e rinj të Shkupit a do të rinovojnë kontratat e tyre apo do të largohet nga tabori i kampionëve.