Besart Ibraimi përforcon sulmin e Partizanit!

Besart Ibraimi, goleadori më i mirë i të gjitha kohërave në futbollin vendor, më në fund mund të realizojë premtimin e dhënë, se një ditë mund të luaj edhe në Superligën shqiptare. siç mëson “infOSport.mk”, për shërbimet e sulmuesit kërçovar, interes ka shfaqur Partizani i Tiranës, skuadër kjo që edhe disa vite më parë kishte tentuar të transferonte Ibraimin, i cili së fundmi kishte luajtur në Ligën e dytë greke me skuadrën e Ksantit.

Pasi nuk arritën të sigurojnë një vend për në Superligën greke, palët nuk e vazhduan bashkëpunimin, ashtu që Ibra si lojtar i lirë do mund ti bashkohej Partizanit. Me këtë rast palët do të konsultoheshin vetëm për pagën mujore të Ibraimit, i cili me Shkëndijën kishte kaluar momentet më të mira të karrierës, si në futbollin vendor, ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.

Ibraimi gjatë karrierës së tij të bujshme, gjithashtu ka luajtur edhe për Vëllazërimin dhe Napredokun, dy skuadra nga qyteti i tij, pastaj Renovën, Shallke 04 (Gjermani), Sevastopol, Tavriya, Metalurg Zaporozhje (Ukrainë), EN Paralimniou, Ermis (Qipro) dhe së fundmi Ksanti (Greqi).

Leave a Reply