Sileksi sezonin e ri do të luaj në Ligën e Parë, ndërsa pjesë e këtij suksesi të skuadrës nga Kratova këtë edicion ishte edhe dyshja shqiptare, Arsim Lamallari dhe Burhan Aliji, njofton “infOSport.mk”.
Që të dy zhvilluan një super sezon me fanellën e skuadrës 3 herë kampione të Maqedonisë, që shumë shpejtë rikthehet në mesin e më të mirëve në futbollin vendor. Aliji skuadrës së Sileksit iu bashkua në fillim të sezonit nga rradhët e Ihrid Lihnidos, derisa Arsim Lamallari te skuadra nga Kratova erdhi nga ekipi i Skopjes.
Kjo dyshe bëri edhe një ndeshje shumë të mirë ndaj Voska Sport, me të cilën skuadër Sileksi barazoi me shifrat 1:1. Që të dy golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e dytë. Ilijovski kaloi në epërsi Voska Sportin në minutën e 51-të, derisa Gjorgji Tanushev në të 78-tën barazoi shifrat, duke vendosur rezultatin përfundimtarë të takimit.
Që të dy këta futbollistë me 20 maj kanë edhe një rast tjetër historik, për të triumfuar në Kupën e Maqedonisë, kur do të luajnë në finalen e madhe kundër Makedonija GJ.P. Në rast triumfit në këtë përballje, Sileksi me Lamallarin dhe Alijin sërish do të luante në garat europiane.
Sileksi pas 27 xhirove në Ligën e Dytë – Perëndim tuboi 66 pikë, 7 më shumë se Voska Sport e vendit të dytë, ndërkohë Vardari me 58 pikë në fund u rendit në pozitën e tretë.
Ndërkohë nga liga e dytë u larguan, Korabi, Veleshta dhe Kadino. (infOSport.mk)