Voska Sport sot në Kratovë mund të shkruaj histori përballë Sileksit vendas në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”. Të dyja këto skuadra treguan më së shumti gjatë gjithë këtij sezoni, duke u renditur me plotë të drejtë në dy pozitat e para, ndërsa në të njëjtat pozita ata dëshirojnë të mbeten edhe pas kësaj xhiroje, në veçanti ekipi i Voska Sport, që renditet në vendin e dytë.
Skuadrës shqiptare nga Ohri do i shkonte për shtati edhe një barazim për të arritur këtë qëllim, teksa Sileksi pavarësisht epilogut përfundimtarë sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Parë.
Voska Sport në rast se arrinë të sigurojë të paktën një barazim, atëherë do të siguronte ndeshjen e balotazhit, përmes së cilës do të shpresonte kualifikimin për në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.
Në garë për këtë pozitë të dytë në konferencën e Perëndimit është edhe Vardari, skuadër kjo që sot do të përballet me Korabin në Dibër.
Që të dyja këto ndeshje startojnë në ora 17:00, ashtu që diku pak para orës 19:00 edhe zyrtarisht do të mësojmë se cila skuadër në fund edhe zyrtarisht do të pozicionohet në vendin e dytë dhe do të luaj në balotazhin e datës 22 maj. (infOSport.mk)