Super lajm për Voskën, kundër Sileksit rikthehet kapiteni Izair Emini

Voska Sport sot në Kratovë përballë Sileksit zhvillon ndeshjen vendimtare, e cila do të vendos fatin e skuadrës shqiptare nga Ohri, nëse kjo e fundit do të siguroj pozitën e dytë në Ligën e Dytë – Perëndim, duke luajtur në këtë mënyrë në ndeshjen e balotazhit për inkuadrim në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”.

Ndërkohë një super lajm për trajnerin Rade Cicmiloviq dhe gjithë ekipin, pasi në rradhët e Voska Sport për ndeshjen e sotme rikthehet të luaj kapiteni Izair Emini.

Ky i fundit mungoi në dy ndeshjet e fundit kundër Vardarit dhe Besës, mirëpo rikthehet mu në momentin e duhur për të dhënë kontributin e tij të padiskutueshëm në ndeshjen vendimtare të skuadrës së Voska Sport.

Emini aktualisht mban epitetin e golashënuesit më të mirë në Ligën e Dytë – Perëndim, ku në 21 ndeshje ka arritur të shënojë plotë 17 gola.

Kundër Sileksit, Emini, por edhe Voska Sport do të kërkojë golin e parë, pasi në ndeshjen e parë në Kratovë kishin pësuar me rezultatin 2:0, ndërsa ndeshja në Ohër ishte mbyllur me barazim pa gola. (infOSport.mk)

Leave a Reply