Çairi dhe Shkupi gati për festë. Skuadra e kësaj lagje që mban emrin FC Shkupi, nesër edhe zyrtarisht do të ngrejë trofeun e kampionit, titull këtë të cilin e siguroi që 4 javë më parë.
Nesër në Çair në xhiron e fundit të kampionatit të sivjem vjen skuadra e Akademia Pandev, ndërsa Çairin e ka kapluar euforia që sot.
Tifozët “Shvercerat” i kanë zbukuruar pothuajse të gjitha rrugët me ngjyra të klubit, bardhekaltër.
Tribunat e stadiumit nesër do të jenë plotë me shikues. Ish-udhëheqësi i Shvercerave, Jusuf Ramdani tregon një lajm ekskluziv për Open-TV. Ai thotë se në festën e tyre do të vijnë edhe vëllezërit nga Tirana, “Tirona Fanatics”.
“Po, prej sot vijnë. Jemi duke i pritur. Si gjithmonë vëllezërit vijnë te vellëzërit. Ne Kx emi shkuar dhe shkojmë nëpër derbit e tyre dhe ata vijnë te ne. Ne do të udhëtojmë më 22 maj në Tiranë për të festuar titullin kampion me ata”, – tha Jusuf Ramadani për Open-TV.
T’ju kujtojmë se festa nuk përfundon në Çair, ajo vetëm nis, ndërsa do të vazhdojë në sheshin Skënderbe, ku i pret një spektakël me muzikë, në të cilën janë të ftuar: Ledr Vulai, Miranda Hashani, Mustafa Ymeri, Shkodran Tolaj e të tjerë.