Mundësi i ri nga Studeniçani, Basri Jusufi gjatë fundjavës që lamë pas ka arritur rezultatin më të madh në karrierën e tij, duke mundur një ndër mundësit më të mirë në vend, Dejan Mitrov, në mundjen stil i lirë me vaj, në kategorinë e dorës së dytë, njofton “infOSport.mk”.
Kjo luftë u zhvillua në fshatin Debreshtë të Prilepit, ku morrën pjesë rreth 80 pehlivanë nga Maqedonia, por edhe vendet nga Turqia, Bullgaria dhe Shqipëria.
https://www.tiktok.com/@basrijusufii/video/7095816930342227205
Ky turne pritet të bëhet tradicional, ndërsa për Basriun, ndryshe mundës i KM Studeniçan, ishte kjo hera e parë që garoi në kategorinë e dorës së dytë, e ku për kundërshtarë në finalen e madhe pati 15 herë kampionin shtetëror, Dejan Mitrov, i cili njihet si kampion absolut edhe në mundjen stil i lirë me vaj, ku tashmë thuajse më shumë se 15 vite nuk njihet humbje.
Paraprakisht Jusufi mundi edhe një tjetër shtpijan, Davor Tasev, ndërsa kutphet se lufta me Mitrov ishte mbresëlënëse.
E njëjta zgjati plotë 25 minuta, ndërsa Jusufi doli fitues pikërisht në momentet kur Mitrovi sulmoi, ndërsa mundësi i talentuar shqiptarë i’a arriti qëllimit që ta mbulojë me këmbët e tij dhe ta detyrojë të prek tokën me shpinë.
Me të arritur këtë, Basriu u ngrit në këmbë dhe festoi, ndërsa fitoren e tij më pas e konfirmuan edhe arbitrët turq, që ishin kryesorët e këtij turneu.
Ndryshe Basri Jusufi, me fizikun e tij të pashëm kohëve të fundit është bërë edhe imazh për video klipe, e ku së fundmi morri pjesë në klipin e këngës më të re të këngëtares së njohur shqiptare, Altuna Sejdiu. Kënga e re e Tunës, ku paraqitet edhe Basriu, titullohet “Kthena”, ndërsa e njëjta pritet që të lansohet së shpejti. (infOSport.mk)