Në Vienë të Austrisë u mbajt Kongresi i 46-të i zakonshëm i UEFA-s, në të cilin morri pjesë edhe presidenti i Federatës së futbollit vendor, Muhamed Sejdini, së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Filip Popovski.
Në këtë Kongres të gjithë anëtarët e UEFA-s u informuan rreth një rritje të konsiderueshme në programin e solidaritetit dhe zhvillimit të “HatTrick VI”, që është parashikuar të marrë 935 milionë euro në katër-vjeçarin e ardhshëm 2024-2028. Kjo nënkupton një rritje prej 21% (160 milionë euro) nga 775 milionë euro që janë në dispozicion të “HatTrick V”, ku çdo federatë anëtare do të ketë mundësi të marrë deri në 17 milionë euro përgjatë 4 viteve.
Që nga krijimi i saj në vitin 2004, “HatTrick” ka investuar afro 2.5 bilionë euro në futbollin europian.
Kongresi i UEFA-s gjithashtu miratoi këto pika:
Raportin e Presidentit dhe Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s si dhe Raportin e Administratës së UEFA-s për vitin 2020/2021
Pasqyrat financiare 2020/21 dhe buxhetin financiar për vitin 2022/23
Në fund, Kongresi ratifikoi edhe anëtarët e rinj për Organet e Administratës së Drejtësisë së UEFA-s.