Mançester Siti po ecën me hapa të sigurtë drejt titullit, De Brujne 4 gola kundër Vulvs (VIDEO)

Mançester Siti vazhdon të ketë 3 pikë epërsi ndaj Liverpullit,edhe atë dy xhiro para fundit të kampionatit në Premierligë, teksa si mysafir mundi Vulverhemptonin me rezultatin 5:1, njofton “infOSport.mk”.

Kjo do të thotë se “pasanikët” në dy xhirot e fundit kanë nevojë për 4 pikë, për të siguruar titullin e kampionit. Madje edhe në rast barazimi pikësh, nëse Liverpulli do i fitonte ndeshjet e saj, Siti me shumë gjasa sërish do shpallej kampion, pasi ka 7 gola më shumë se skuadra nga “Enfilld Roud”, kur është në pyetje gol-averazhi i përgjithshëm.

Skuadra e Pep Guardiolas 5 ndeshjet e fundit i ka fituar me një gol-epërsi impresionuese, 22:1.

Mbi të gjithë sonte ishte belgu Kevin De Brujne, i cili realizoi 4 gola (7′, 16′, 24′, 60′), teksa golin e 5-të për Sitin në çastet e fundit të takimit e realizoi Rahim Sterling.

Fitorja e Sitit mund të ishte edhe më e thellë, pasi në dy raste “pasanikët” nga Mançesteri qëlluan shtyllën, teksa golin e nderit për vendasit e Vulverhempton e realizoi Leander Dendonker. (infOSport.mk)

Leave a Reply