KB Shkupi nuk arriti të sigurojë një vend për në Ligën e Parë të basketbollit në vend, pasi një ditë më parë u mposht edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të “play-off” kundër skuadrës së Strumivës, që në këtë mënyrë rikthehet në mesin e më të mirëve pas disa viteve mungesë, shkruan “infOSport.mk”.
Pas fitores së parë në Strumicë me rezultatin 87:73, basketbollistët e Strumica arritën fitore edhe në palestrën “Shaban Trstena” në Çair, këtë herë me rezultatin 104:91, duke arritur fitoren e dytë nga gjithsej 3 ndeshje.
Për dallim nga kjo përballje që u mbyll vetëm pas dy ndeshjeve të para, në ndeshjen tjetër midis Vardarit dhe KB Çair 2030, vetëm ndeshja e tretë do të jap udhëtuesin drejt Ligës së Parë.
KB Çair edhe pse ishte favorit absolut mbrëmë përballë ekipit të Vardarit, në fund u mposht me rezultatin 85:81. Në këtë mënyrë Vardari barazoi serinë e ndeshjeve të “play-off” në 1:1, pas asaj disfate në ndeshjen e parë në Çair, kur ishin mundur me rezultatin bindës 84:56.
Kësisoj vetëm takimi i tretë i serisë së “play-off” do të vendos se cila prej këtyre dy skuadrave do i bashkohet Strumicës në Ligën e Parë për në edicionin e ardhshëm. Ndeshja e tretë dhe e fundit do të zhvillohet në palestrën “Shaban Trstena” me datë 14 maj me fillim në ora 19:00. (infOSport.mk)