Reali i Madridit sonte do të përballet me Levanten e Enis Bardhit, teksa Benzema ka mundësinë që të shkruaj historinë, duke u futur në librin e rekordeve. Sulmuesi më në formë në futbollin europian, sonte në Bernabeu do të ketë mundësinë të kalojë legjendën e Realit, Raul Gonzalez, duke i bërë golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave te skuadra “mbretërore”.
Karlo Ançeloti vendosi të pushojë francezin në derbin e fundjavës së kaluar kundër Atletiko Madridit, por ai mund të luajë sonte kundër Levantes në një nga ndeshjet e parafundit të Real Madrid në shtëpi këtë sezon.
Kristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Reali i Madridit me 451 gola, i ndjekur nga Raul Gonzales me 323 gola, ndërsa Benzema aktualisht ka 322 gola.
Një gol i shënuar në rrjetën e skuadrës nga Valencia, do ti mundësonte Benzemas që të barazohet me legjendën e gjallë të Realit, ndërsa me dy ose më shumë gola, francezi do ta tejkalonte atë që mbrëmjen e sotme.
Ndeshja Real Madrid – Levante në “Santiago Bernabeu” starton në ora 21:30.