Pasi u shpall kampion i Kosovës me skuadrën e Ballkanit të drejtuar nga Ilir Daja, fantazisti Nazmi Gripshi mund të shpallë “divorcin” me skuadrën nga Suhareka, shkruan “panoramasport”.
Ish-mesfushori i Teutës dhe i Skënderbeut është pranë transferimit te skuadra e sapo shpallur kampione e Shqipërisë, Tirana.
24-vjeçari durrsak është një njohës i mirë i kampionatit shqiptar pasi ka dalë nga akademia e Teutës, më pas duke luajtur me këta të fundit në ekipin e parë dhe pas paraqitjeve mbresëlënëse me fanellën e durrsakëve veshi edhe fanellën e Skënderbeut nga viti 2017 deri në verën e vitit 2020.
Gripshi skuadrës së Ballkanit iu bashkua gushtin e vitit 2020, ndërsa brenda kësaj periudhe i njëjti me fanellën e skuadrës nga Suhareka regjitsroi 61 paraqitje, 9 gola dhe 9 asistime.
Kujtojmë i njëjti në Superligën shqiptare pas vetes numëron plotë 118 paraqitje, 14 gola dhe 12 asistime.