Fitore e çmendur e Inter në finalen e Kupës, triumfojnë ps 11 viteve

Fitore e çmendur e Interit në finalen e madhe të Kupës së Italisë, që sonte në “Olimpiko” na dhuroi gjithçka. Gola, spektakël, kthesa, grintë, duele, luftë, lot dhe gëzim, e që kuptohet gëzimi ishte “zikaltër”, pasi skuadra nga Milano në fund shënoi fitore 4:2, edhe atë pas 120 minutave lojë, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 2:2, me Interin që avansoi me golin e Barellas, ndërsa impresionues ishte fillimi i pjesës së dytë, kur brenda 7 minutave të para Juventusi falë golave të Aleks Sandro (50’) dhe Dushan Vlahoviç (52’), riktheu rezultatin në favor.

Interi barazoi shifrat në minutën e 80-të përmes një penaltie të ekzekutuar nga turku, Hakan Çalhanoglu, i cili bëri që loja të shkojë në vazhdime.

Aty fjalën kryesore e pati kroati Ivan Perishiq (lojtari i ndeshjes), i cili i vetëm shënoi dy gola, fillimisht në minutën e 98-të, sërish nga një penalti tjetër, që më pas u diskutuan edhe nga futbollistët e Juves, ndërsa kroati në minutën e 102-të shënoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Interin, që fiton trofeun e Kupës pas plotë 11 vitesh.

Për herë të fundit, Interi  kishte triumfuar në vitin 2011-të, kur kishte mundur Palermon, ndërsa është ky titulli i 8-të gjithsej në kuadër të Kupës së Italisë për “zikaltërit”, që tashmë do ti rikthehen kampionatit, aty ku janë në lojë edhe për titullin e kampionit, këtë herë me rivalin lokal, Milanin, që dy xhiro para fundit ka dy pikë më shumë se ekipi i Simone Inzaghit.

Bazuar në tabelën momentale dhe faktin që Milanit në dy xhirot e fundit i nevojiten vetëm edhe 4 pikë, sezonin e ri futbollistik mund të jemi dëshmitar të një super finale të SuperKupës, Milan-Inter. (infOSport.mk)

Leave a Reply