Skuadra e njohur franceze e Lyon, e ka përjashtuar nga skuadra futbollistin e saj, Marcelo Antonio Guedos Filhon, për shkak të një skandali në dhomën e zhveshjes, i cili raportohet se ishte vetëm pretekst për përjashtimin e tij.
Gazeta më e madhe sportive në Francë, “L’Equipe”, shkruan se arsyeja pse lojtari me përvojë u përjashtua nga Lyoni nuk ishte performanca e dobët, por që lëshonte gazra.
Drejtori sportiv, Zhuninjo, i cili nuk e donte, vendosi ta shfrytëzojë rastin për t’i kujtuar paraqitjet e tij të dobëta në fushë dhe e përjashtoi Filhon, i cili këtë edicion me fanellën e Lyonit ka zhvilluar vetëm 11 paraqitje.