Në orët e pasditës së sotme, ka ndërruar jetë ish-boksieri i njohur kosovar, Xhevdet Peci.
Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës Latif Demolli.
Demolli tha se Peci vdiq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kishte shkuar të jetonte me familje para një muaj e gjysmë.
“Po, ka vdekur. Para një muaj e gjysmë ka shkuar në Amerikë ku i ka pasur familjen. Ka qenë befasi se nuk ka pasur asnjë sëmundje”.
Ai mbahet në mend me nofkën “Grushti i Hekurt”.
Xhevdet Peci, ishte një nga boksierët më të mëdhenj që ka pasur Kosova.
Peci ishte shpallur pesë herë kampion i ish-jugosllavisë me Prishtinën, nën urdhërat e trajnerit Lah Nimani, që poashtu vjen nga qyteti i sportit Mitrovica.