Bosançiç, golashënuesi më i mirë i Struga Trim Lum flet për dy golëshin e tij dhe fitoren ndaj Makedonija GJ.P

Struga Trim Lum në 4 ndeshjet e fundit ka tubuar 10 pikë, duke bërë një lëvizje pozitive në renditjen tabelare, njofton “infOSport.mk”.

Ekipi strugan, i cili edicionin e kaluar prezantoi vendin në garat e Ligës së Konferencës, këtë vit nuk mundi ta përsëris një gjë të tillë, kjo ndoshta edhe shkaku i Makedonija GJ.P, skuadër kjo që i eliminoi në gjysmëfinale të Kupës.

Pikërisht ndaj kësaj skuadre, Struga Trim Lum shënoi fitore, duke iu hakmorrë për atë eliminim, por edhe disfatë në kampionat.

3:1 përfundoi ndeshja në të mirë të Struga Trim Lum, skuadër kjo që aktualisht renditet në pozitën e 5-të, ndërsa dy gola në këtë ndeshje ishin pjesë e Nemanja Bosançiç, i cili pas përfundimit të ndeshjes, për faqen zyrtare të klubit, kishte thënë:  “Gjithsesi se jam i kënaqur me këtë fitore, por edhe me golat e shënuar, edhe pse sot patjetër e kam të them se e gjithë skuadra ishte në nivel shumë të lartë. Mendoj se klubi po ngritet nga viti në vit, dhe sa i përket kësaj, gjithçka është në nivelin e duhur, ndërkohë sa i përket suksesit të përgjithshëm të këtij sezoni, na vjen keq që nuk arritën të kualifikohemi në atë finale të Kupës, kur ishim eliminuar pikërisht nga kundërshtari i sotëm. Megjithatë mendoj se duhet të jemi të kënaqur me atë që kemi arritur deri më tani”.

Nemanja Bosançiç me dy golat e shënuar dje ndaj Makedonija GJ.P arriti në kuotën e 8 golave të shënuar këtë edicion, më shumë se çdo futbollistë tjetër i Struga Trim Lum, ndërsa i njëjti ka regjistruar edhe 8 asistime. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply