Shkëndija – FC Shkupi pa dyshim se ishte kryetema e javës në futbollin vendor. Kjo ndeshje pritej me shumë interesim nga futbolldashësit në vendin tonë, e në veçanti nga dy tifo grupet e mëdha shqiptare, “Ballistët” – “Shvercerat”, që nesër do të kenë mundësinë të promovojnë kulturën e lartë të tifozëllëkut, duke lënë anësh të gjitha mosmarrëveshjet mes tyre viteve të fundit.
Për më tepër këto mosmarrëveshje mes tyre më shumë morrën hov përmes rrjeteve sociale, por të njëjtat këto besojmë se nesër do të shuhen njëherë e përgjithmonë dhe se që të dyja këto tifozëri do të bëjnë që të festojë e gjithë Tetova, gjithë shqiptaria e mbi të gjitha futbolli, pasi në stadiumin e Tetovës do të ketë vend vetëm për ata që vërtetë e duan futbollin.
Të tregojmë kulturë, e mbi të gjitha traditën tonë të lartë shqiptare, mikëpritjen dhe vllaznillëkun që askush nuk mund të na e përdhosë.
Pavarësisht nga jemi e vijmë, Tetova, Shkupi, Kumanova, Dobra, Struga, Ohri, Kërçova, Gostivari, mos të harrojmë se sot në Tetovën e dy universiteteve shqipe, në Tetovën heroike, në stadiumin e trofeve “kuqezi”, duhet të mbizotërojë festa dhe flamuri ynë kombëtar përmes të cilit identifekohemi të gjithë ne. (infOSport.mk)