Struga Trim Lum dhe Renova nuk gabojnë, Ak.Pandev konfirmon pozitën e dytë (VIDEO)

Struga Trim Lum dhe Renova nuk i  kanë diskutuar fitoret e tyre në takimet e sotme të javës së 32-të, duke bërë që të kapin pozitat ndoshta edhe të dëshiruara, nga gjithë ajo që treguan gjatë këtij sezoni, shkruan “infOSport.mk”.

Struga Trim Lum në Shkup mundi Makedonija Gj.P e Muharem Bajramit me rezultatin 3:1, duke iu hakmarrë njëkohësisht për një humbje identike në kampionat, por edhe për eliminimin në gjysmëfinale të Kupës.

Nemanja Bosançiç shkëlqeu gjatë pjesës së parë, duke shënuar të dy golat e ekipit strugan, teksa në të dytën një gol tjetër për Struga Trim Lum shtoi edhe Bunjamin Shabani. Golin e nderit dhe të vetmin për Makedonija GJ.P, e realizoi mesfushori ofenziv, Arbi Vosha.

Pas pjesës së parë pa gola, Renova falë finalizimeve të Aleksander Borja (63’) dhe Fatjon Jusufit (85’), mundi Skopjen me shifrat 2:0.

Akademia Pandev me rezultatin 2:1 mundi Rabotniçkin, duke siguruar në këtë mënyrë pozitën e dytë dhe daljen në arenën ndërkombëtare, ndërsa me po të njëjtin rezultat, Pelisteri në Manastir ngadhnjeu ndaj Borecit.

Fitores në takimet e sotme iu gëzua edhe Bregallnica, që falë golit të sulmuesit Djokiç, me rezultatin minimal 1:0 mundi Tikveshin.

Derbi i madh shqiptarë midis Shkëndijës dhe FC Shkupit i zhvilluar në Tetovë, u mbyll me barazim pa gola. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 32

Shkëndija 0:0 FC Shkupi
Makedonija GJ.P 1:3 Struga Trim Lum
Renova 2:0 Skopje
Ak.Pandev 2:1 Rabotniçki
Bregallnica 1:0 Tikveshi
Pelisteri 2:1 Boreci

Leave a Reply