Pobeda falë fitores 2:0 ndaj Kit Go Pehçevo ka realizuar ëndërrën, rikthimin në elitën e futbollit vendor, edhe atë pas 3 sezoneve të kaluara në Ligën e Dytë Lindje, aty ku pas 26 xhirove ka tubuar 59 pikë, 3 më shumë se Bellasica, skuadër kjo që në xhiron e fundit do të diskutojë pozitën e dytë me Slloga Vinicën.
Pikërisht fitorja 1:0 ndaj këtyre të fundit i mundësoi skuadrës së Bellasicës që të ngjitet në pozitën e dytë, në të cilën do të qëndronte edhe pas javës së fundit, gjithnjë në rast se javën që vjen në Gjevgjeli do të shënonte fitore ndaj Kozhuvit.
Në anën tjetër Slloga nga Vinica, që lëshoi rastin gjatë ditës së sotme, në xhiron e fundit do të shpresojë në një fitore ndaj Pobedës, por edhe në ndihmën nga Kozhuvi, skuadër kjo që duhet të ndal të paktën në barazim skuadrën nga Strumica, pjesë e së cilës janë edhe dy futbollistët shqiptarë, Jahu Bushi dhe Hamza Ramani.
Më poshtë mund të shihni rezultatet e xhiros së parafundit në Ligën e Dytë – Lindje, ku skuadra e vetme shqiptare në këtë ligë, Bratsvo nga Zhitosha kishte barazuar 2:2 në transfertën ndaj Lokomotivës.
LDFMV – Java 26 |
|||||||||||||||
|