Shqiptarët pushtojnë “Santiago Bernabeun”, tifozi shqiptarë me falmurin kuqezi përqafon Benzeman

Sonte në “Santiago Bernabeu” është duke u zhvilluar një ndër ndeshjet më të bukura në historinë e Ligës së Kampionëve, e aty nuk kishte se si të mungonte edhe flamuri më i bukur në botë me ngjyrat “kuqezi”, flamuri shqiptarë me shqiponjën krenare, shkruan “infOSport.mk”.

Edhe pse gjithë neve që po ndjekim këtë ndeshje nga ekranete televizive nuk arritëm të kapim një moment të tillë, i njëjti shumë shpejtë u shpërnda nëpër rrjetet sociale, për të bërë bujë dhe për tu shpërndarë shumë shpejtë edhe në shumë media.

Ndryshe sonte në Bernabeu jemi dëshmitarë të një futbolli shumë cilësorë, ku Real Madridi edhe njëherë tjetër po dëshmon se jo rastësisht është “Mbreti i Europës”. Përkundër disavantazhit 0:1 që kishte deri në minutën e fundit të takimit, dy gola të shpejtë nga ana e Rodrygo (90’, 91’) bënë që Reali të sigurojë shtesat, ku shënoi edhe një gol tjetër me anë të lojtarit të saj më të mirë të momentit, Karim Benzema.

Pikërisht gjatë festimit të golit nga ana e francezit, tifozi shqiptarë ka shfrytëzuar momentin dhe është futur brenda fushës së stadiumit, pasi në ato momente edhe stjuardët me siguri se kanë qenë në delirium duke festuar golin e tretë të “madrilenëve” që me shumë gjasa do të dërgojë Realin në finalen e madhe përballë Liverpullit. (infOSport.mk)

Leave a Reply