FC Shkupi vetëm në sekondat e fundit ka humbur 3 pikët e plota përballë Makedonija GJP në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Kampionët e ri të vendit pas disfatës në fundjavë nga Bregallnica, ishin shumë më të vëmendshëm në takimin e sotëm kundër skuadrës së Muharem Bajramit, ndaj së cilës kaluan në avantazh në minutën e 58-të me anë të brazilianit Kueven. Dhe kur mendohej se “bardhekaltërit” do festojnë edhe fitoren e 23-të sezonale, ashtu nuk mendoi edhe ish futbollisti i FC Shkupit, Ermedin Adem, i cili kohën shtesë, kur luhej minuta e 98-të nga penaltia barazoi shifrat në 1:1.
Ky barazim mban në lojë skuadrën e Makedonija GJ.P për atë pozitë të tretë, që aktualisht mbahet nga Shkëndija, skuadër kjo që u mund në transfertën në Strumicë përballë Akademia Pandev me shifrat 4:2.
Po me të njëjtin rezultat, Skopje në Autokomandë të Shkupit, mundi Pelisterin, ndërkohë pas plotë 6 xhirove Renova u rikthye te fitorja duke mundur në transfertë Tikveshin me rezultatin minimal 1:0.
Për këtë fitore shumë të vlefshme të “gjipspunuesve” u përkujdes Remzifaik Selmani, i cili gjatë pjesës së parë realizoi një eurogol të vërtetë, ndërsa Struga Trim Lum iu falë golit të Valentin Koçoskit në minutën e 92-të, gol ky që në fund i siguroi 3 pikët e reja skuadrës strugane, që me 43 pikë renditet në pozitën e 5-të, duke lënë pas vetes kundërshtarin e sotëm Bregallnicën, që ka 42 pikë, po aq sa Renova.
Pas këtyre 3 skuadrave në pozitën e 8-të renditet Rabotniçki, që sot mundi Borecin, edhe atë falë golit të shënuar nga Ristovski në minutën e 96-të, me ç’rast “romantikët” siguruan mbijetesën që dy xhiro para fundit të kampionatit. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 31 |
||||||||||||||||||
|