Java 31 dhuron spektakël, 4 skuadrat e para luajnë mes vete

Java e 31-të pritet të dhurojë spektakël, pasi në të do të kemi përballjet mes 4 skuadrave të para në renditje, njofton “infOSport.mk”.

Kampioni i ri i vendit, FC Shkupi në Çair do të mirëpret skuadrën e katërt në renditje, Makedonija GJ.P, derisa në Strumicë mejdanin do të ndajnë skuadra e tretë në renditje, Akademia Pandev dhe ajo e dyta në renditje, Shkëndija.

Duke pasur parasysh se deri në mbyllje të kampionatit do të zhvillohen vetëm edhe dy xhiro, një barazim i “kuqezinjëve” nga Tetova do të ju kryente punë ndoshta, që në fund të rrëmbejnë pozitën e dytë, ndërsa për pozitën e tretë më pas do të luftonin Akademia Pandev dhe Makedonija GJ.P., me këta të fundit që sot në Çair nuk duhet humbur përballë kampionëve të FC Shkupit.

Struga Trim Lum thuajse edhe matematikisht ka siguruar mbijetesën, ndërsa një fitore sot përballë Bregallnicës edhe përfundimisht do të mbyllte të gjitha dilemat.

Një gjë të tillë mund të bëjnë edhe Renova dhe Rabotniçki, në rast se arrijnë të fitojnë ndaj rivalëve të tyre, Tikvesh, gjegjësisht Borec.

“Romantikët” e kanë më të lehtë, ndërsa vështirësi për “gjipspunuesit që përballë do të kenë skuadrën e papërshtatshme të Tikveshit,  që udhëhiqet nga ish strategu shumë vjeçar i tyre, Vllatko Kostov.

Ndeshja e fundit e ditës së sotme, është ajo midis Skopjes dhe Pelilsterit që do të zhvillohet në Shkup. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 31

FC Shkupi 17:00h Makedonija GJ.P
Ak.Pandev 17:00h Shkëndija
Struga Trim Lum 17:00h Bregallnica
Tikveshi 17:00h Renova
Skopje 17:00h Pelisteri
Rabotniçki 17:00h Boreci

Leave a Reply