Klubi i Basketbollit ALBES me fillim në ora 20:30 në shkollën fillore ‘7 Marsi” në Çair do ta zhvillojë ndeshjen e saj përballë ekipit të Kumanovës, që njëherit është edhe pengesa e fundit për ekipin shqiptarë për inkuadrim në Ligën e Dytë të Basketbollit.
Ekipi shqiptarë i KB ALBES-it pasi kaloi me sukses fazën e grupeve, u plasua në fazën e “Play-Off-it” ku fillimisht në çerekfinale u përballë me ekipin e KK Mladinec, të cilën KB ALBES e kaloi me sukses, duke shënuar dy fitore, fillimisht si mysafir, e më pas edhe në ndeshjen e dytë në Çair.
Tani në gjysmëfinale do të përballet me ekipin e Kumanovës, të cilën e kishin edhe në fazën e grupeve. Në Kumanovë ALBES ishte mposhtur, por në Shkup ekipi shqiptarë kishte shënuar fitore bindëse me rezultat 95:80, pra bilansi me këtë ekip është i barabartë.
Vlen të theksohet se basketbollistët shqiptarë fare nuk kishin kaluar mirë në ndeshjen e parë, ku ishin future edhe publiku në fushën e lojës, ndërsa drejtuesit e klubit shqiptarë kishin tërhequr basketbollistët nga fusha për një orë derisa kishin mbërritur forcat policore.
Sonte të gjitha rrugët të dërgojnë tek shkolla “7Marsi”, ku e kemi obligim kombëtarë dhe moral që ta përkrahim një ekip shqiptarë i cili ka arritur deri në fazën e fundit.