Fitorja 6:0 e Voska Sport shkakton tërmet të vërtetë te Teteksi!

Voska Sport të shtunën në Tetovë i shkaktoi Teteksit një ndër disfatat më të rënda në histori, duke e mundur me rezultatin 6:0, shkruan “infOSport.mk”.

Ishte kjo një fitore më se e merituar e skuadrës shqiptare nga Ohri, që përë këtë vit objektiv kryesor ka inkuadrimin në Ligën e Parë.

Me këtë fitore, Voska Sport po ecën me hapa të sigurtë drejt objektivit, ndërsa kjo disfatë kishte shkaktuar një tërmet të vërtetë te skuadra e Teteksit, që sot përmes faqes zyrtare në “facebook” njoftoi për largime shumë të rëndësishme nga kjo skuadër.

I pari që është larguar, është Vojo Tofilovski, që luante rolin e presidentit të Këshillit Drejtues të Teteksit, ndërsa gjithashtu përmes një njoftimi, nga skuadra tetovare kanë njoftuar edhe largimin e dyshes së trajnerëve, Sllavço Georgievski dhe Dejan Cvetkovski.

Si duket disfata e fundit nga Voska Sport ka lënë shumë pakënaqësi te skuadra e Teteksit, që pas 24 xhirove renditet në pozitën e katërt me 35 pikë, 20 më pak se Voska Sport që mban pozitën e dytë në renditjen tabelare në Ligën e Dytë – Perëndim.

Kur kanë mbetur edhe 3 xhiro deri në fund të sezonit 2021/2022, Teteksi do të luaj edhe me Sileksin në Kratovë, që më pas të ketë dy ndeshje shumë të rënda me rival të drejtëpërdrejtë për mbijetesë, Korabin dhe Ohrid Lihnidos. (infOSport.mk)

Leave a Reply