Real i Madridit ka arritur akordin me mbrojtësin e Çelzit, Antonio Rudiger, i cili ka pranuar të bashkohet me “Galaktikët” pas këtij sezoni.
Largimi i tij drejt nga Londra dukej se ishte diçka që pritej të ndodhte, pasi gjermani nuk pranoi të rinovonte, me Realin që duket se ka mundur konkurrencën e Juves, PSZh-së dhe Mançester Junajtid.
Lajmi për akordin u përhap menjëherë pas deklaratës së Tushel, i cili e bëri zyrtar vendimin e Rudiger për t’u larguar nga Çelzi në fund të këtij sezoni.
Detajet finale për transferimin e tij priten të bëhen zyrtare së shpejti, me gjermanin që pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare me skuadrën e Karlo Ançelotit.